Kronika

Gazeta italiane paditet për titullin “Bastardët Islamikë”

Një denoncim është bërë kundrejt gazetës italiane Libero, e cila pas masakrës së Parisit është hapur sot në faqen e parë me titullin “Bastardët islamikë” (“Bastardi islamici”).

Titull të cilin guvernatori lombard (ish-minister i Brendshem i Italisë) Roberto Maroni e cilësoi një “sintezë perfekte”.

Denoncimi është bërë sot në mëngjes nga gazetari Maso Notarianni, organizatori i mbështetjes milaneze në solidaritet me Francën.

Në padinë e tij, ai denoncon drejtorin përgjegjës të gazetës, Maurizio Belpietro, dhe “të gjithë personat që do të dalin përgjegjës”.

Denoncimi është bërë në bazë të nenit 403 të kodit penal italian (fyerje ndaj një feje dhe njerëzve që e ndjekin atë) të ligjit 205 të vitit 1993, që disiplinon normat mbi diskriminim fetar, etnik dhe racor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button