Teknologji

Elon Musk dhe videolojerat

Në librin biografik të Elon Musk, vihet në pah edhe admirimi i tij për videolojërat, por jo për “Grand Theft Auto (GTA)”.

Miliarderi teknologjik në një postim në X, ka theksuar se nuk do të blejë videolojën e re GTA 6 e cila pritet të lansohet në vitin 2025, pasi nuk preferon të bëjë vepra kriminale virtuale.

Dhe Musk ka një “histori të gjatë” me videolojërat, duke filluar që nga shpikja e parë e tij teknologjike në moshën 12 vjeçare e cila ishte një videolojë e quajtur “Blastar”.

Ndërkohë që nuk ka ndonjë interes të veçantë për GTA, miliarderi ka shfaqur pëlqim të theksuar për videolojëra të tjera si “Elden Ring” dhe “OverWatch”.

Në biografinë e tij thuhet se Musk ka qëndruar zgjuar deri në 5:30 të mëngjesit duke luajtur “Elden Ring”, pasi që vendosi të blinte Twitter-in.

Ndërsa me “OverWatch” është përfshirë shkaku i kostumit të personalizuar të krijuar nga ish e dashura e tij, Amber Heard.

Ndryshe, Musk ka qenë i magjepsur edhe me botën e Cyperpunk 2077, pasi estetika e fantashkencës së saj i shërbente si frymëzim për dizajnin e Cybertruck të Tesla-s.

Ndërsa që të bëhej CEO më i mirë dhe ta largojë ndjeshmërinë, ai thotë se e ndihmoi videoloja “Battle of Pylotopia”.

Por kjo lojë në fakt i ka shkaktuar dhimbje koke, pasi ai filloi edhe të ëndërronte për të.

Madje edhe Tesla kishte aktivizuar një veçori që i lejonte vozitësit e Model 3 të luanin “Battle of Pylotopia” në ekranet e tyre, por e çaktivizoi pasi rregullatorët amerikanë nisën një hetim ndaj kompanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button