Kronika

Pashaliman: Përfundon kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA)

Në mjediset e sallës së mbledhjeve “Abdi Mati” të  Qendrës Stërvitore Pashaliman, u zhvillua  ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në kursin Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA), që u zhvillua në Qendrën Stërvitore (QS) të Forcës  Detare. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiteni i rangut të I Adnand Agastra, komandanti i Flotilies Detare Pashaliman kapiteni i rangut të I Ferdinant Kreshpani, shefi i Shtabit të Shkollës së Trupës, Bunavi nënkolonel Vilson Bufazi, shefat e Degëve të Personelit dhe BCU së shtabit të FD, kursantët e kursit si dhe personel të QS.

Fjalën e hapjes e mbajti shef i Qendrës Stërvitore kapiteni i rangut të II Bamir Likaj, i cili theksoi rëndësinë e programit të këtij  kursi që synojnë zgjerimin e njohurive të marra më përpara në kursin Stërvitja Individuale Bazë (SIB) të Shkollës së Trupës, Bunavi. Në emër të  komandantit të FD, përshëndeti ceremoninë zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiteni i rangut të I Adnand Agastra.  Në fjalën e tij ai shprehu besimin e plotë se dijet e marra nga kursantët gjatë periudhës 10 javore të zhvillimit të këtij kursi, do t’iu vlejnë kur ata të kthehen pranë reparteve të tyre. Më pas, në emër të kursantëve të certifikuar, Xhestjano Dervishi përshëndeti ceremoninë, me cilësinë e kursantit më të mirë. Ceremonia vazhdoi me ndarjen e certifikatave për kursantët e diplomuar, dhe u mbyll me një koktej dhe foto të përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button