Kronika

Akuza për fshehje të pasurisë, Doshi në Prokurorinë e Përgjithshme

Ish-deputeti i Partisë Socialiste është paraqitur sot në Prokurorinë e Përgjithshme, ku i është komunikuar akuza për deklarim të rremë të pasurisë.

Hetimi për Doshin nisi pas një kallëzimi të ILDKP.

Më tej, organi i akuzës pritet ta dërgojë dosjen e Doshit në Gjykatën e Lartë.  Doshi është kandidat për deputet në listën e Partisë Socialdemokrate në qytetin e Shkodrës.

ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara duke insistuar që hetimet të shtrihen më tej për të parë nëse ka ndonjë shkelje tjetër.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button