Ekonomia

Shpërblimi për festat e fundvitit – Posta Shqiptare nis sot shpërndarjen për pensionistët

Posta Shqiptare, duke filluar nga sot, (29 dhjetor) do të shpërndajë për të gjithë pensionistët, shpërblimin e dhënë për festat e fundvitit.

Posta Shqiptare njofton të gjithë personat të cilët janë përfitues të shpërblimit në masën 2000 lekë, të përcaktuar në VKM nr.1083, datë 28.12.2015, të cilët marrin pension apo trajtim të veçante financiar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, (ISSH) se duke filluar nga data 29 dhjetor e në vazhdim mund t’u drejtohen zyrave postare të pensioneve për të tërhequr shpërblimin.

Përmes një njoftimi për shtyp, Posta Shqiptare bënë të ditur se, “Për një shërbim më të shpejtë dhe efikas, zyrat postare të pensioneve do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 20:00.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button