Ekonomia

Turizmi në Panairin “Klik Ekspo Group”

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, që po zhvillohet nga “Klik Ekspo Group”, në Pallatin e Kongreseve, u paraqit dhe Bashkia e Sarandës me asetet e saj turistike.

saranda21Pavioni i veçantë i saj si promovuese e tyre dhe e bizneseve turistike që operojnë në rajonin  jugor të vendit, ka qenë ndër më prestigjozët në këtë Panair.

Pavioni promovues i turizmit të Sarandës, e realizon këtë përmes stendave që prezantojnë hotelet më  cilësore të qytetit, si dhe përmes prezantimit të paketave  që ofrohen për të vizituar pikat dhe objektet turistike më tërheqëse të Sarandës.
Një vend të dukshëm në Pavionin e Sarandës zënë alternativat dhe eksperiencat më të veçanta që ofrohen për të pushuar, sikurse janë udhëtimet e organizuara me makina alpine, që i guidon vetë turisti, në turin e grupit për të eksploruar krejt zonën, relievin dhe traditat e banorëve vendas.
Vend të posaçëm zënë edhe imazhet nga plazhet publike përgjatë shëtitores së qytetit, si dhe plazhet e Ksamilit, shumë të preferuara për të pushuar. sarand5
Interesin e vizitorëve të shumtë të Pavionit, e kanë terhequr edhe produktet e artizanatit të banorëve të Shëndëllisë, me gurët e dekoruar me motive floreale te Butrintit, mozaikët, kostumi popullor konispolat, punët e dorës të çertifikuara nga Parku Kombëtar i Butrintit, suvenire të prodhuesve të Sarandës, kostumet tipike popullore të rajonit më jugor etj.
Tërheqëse në këtë prezantim ka qenë video-guida  “Romancë Joniane”, që shfaqet përmes ekranit të instaluar në një kënd të pavionit të Sarandës. Vecanërisht të interesuar për Sarandën dhe asetet e saj turistike kanë qenë investitorë francezë, që janë nxitur nga ky moment për të ndërtuar plane të posaçme për zhvillimin e biznesit të tyre në qytetin e Sarandës.
Pavioni i Sarandës u është bashkangjitur atyre të qyteteve të tjera turistike shqiptare, që janë në fokus të Panairit të Tiranës, si Durrësi, Gjirokastra, Himara, Korça etj,  bashkësia e të cilave bën një paraqitje atraktive para të huajve, të turizmit bregdetar dhe atij malor që ofron Shqipëria 2014.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të qëndrojë i hapur dhe i disponueshëm për vizitorët vendas e të huaj, deri më 26 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button