Kronika

Fushë-Krujë, zbulohen dy kg tritol në shtyllën e tensionit të lartë

Forcat e policisë kanë zbuluar sasi tritoli në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se në një shtyllë në fshatin Halilaj janë zbuluar rreth 2 kg tritol.

Forcat xheniere çaktivizuan sasinë e lëndës plasëse, duke shmangur shpërthimin e saj dhe dëmtimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së tritolit në shtyllën e tensionit.

Ky është rasti i dytë në pak ditë, që gjendet tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Fushë Krujë. Më datë 29.11.2014, Policia e Krujës gjeti një sasi tritoli në këmbët e një shtylle në fshatin Halilaj.shtylle

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button