Bota

Vdekja e mistershme e yllit të serialit “Friends”, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare

Aktori i famshëm amerikan Matthew Perry ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas autoriteteve amerikane.

Ai është i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin e njohur Friends, që u transmetua nga viti 1994 deri në 2004.

Episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Warner Bros TV, që prodhoi Friends, tha se “ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry”.

“Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e pashlyeshme e familjes së grupit televiziv Warner Bros”, thuhej në deklaratë.

Perry luftoi për vite me varësinë ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve dhe alkoolit, dhe shkoi në klinika rehabilitimi në shumë raste.

Në vitin 2016, ai tha për BBC Radio 2 se nuk i kujtoheshin tre vjet xhirime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve alkoolike dhe drogës.

Perry gjithashtu u shfaq në disa filma, duke përfshirë Fools Rush In, Almost Heroes dhe Whole Nine Yards.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button