Ekonomia

Normaliteti i ri në çmimet e naftës, jo më shumë se 60 USD fuçia deri më 2020

Çmimet e naftës janë futur në një normalitet të ri ku një fuqi nuk pritet të kalojë të 60 dollarët deri në vitin 2020.

Banka e Botërore ka bërë një analizë të thellë për ecurinë e çmimeve të naftës në të cilën konkludon se çmimet do të vijojnë të jenë poshtë 60 dollarëve edhe për katër vitet në vijim për faktorë që rrjedhin si nga krahu i ofertës dhe i kërkesës.

Çmimi  50 dollarë për fuqi është mbajtur si një pikë kthese e mundshme për të nxitur më shumë shpime. Disa puse në Teksas dhe Oklahoma janë fitimprurëse edhe me 50 dollarë për fuçi.

Nëse nafta qëndron në 50 dollarë për fuçi, shpimet e reja nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar rënien e prodhimit të përgjithshëm të SHBA-së.

Banka Botërore thotë se vendimtare për çmimet e naftës do të jetë kërkesa në nga vendet e jo-OECD, sidomos kërkesa e vendeve të Azisë për naftë. Këto vende, duke përfshirë Kinën, pritet të mbeten burim i madh i kërkesës me vëllime në rritje nga 23.7 milionë barelë në ditë në 2015 në 28.9 milion barelë në ditë në 2020. Rritja ekonomike e Kinës mbetet themelore.

Nga ana e prodhimit  vlerësohet se, furnizimi do te jetë më i lartë se kërkesa të paktën deri më 2019.

Në të njëjtën kohë prodhim më i ulët do të vijë nga prodhuesit me kosto të lartë të naftës, kryesisht nga shtresat argjilore në SHBA

Duke vënë në peshorë të gjithë këto faktorë, Banka Botërore tregon se  tregu më shumë gjasa do të ketë një ribalancim në vitin 2019 ose në fillim 2020, kur kërkesa dhe furnizimi për naftë pritet të balancojnë çmimet në rritje.

Çmimi  i ri i tregut do të jetë në afërsi të kostos marxhinale te prodhuesit të fundit, (SHBA), ku mesatarisht kostoja e nxjerrjes është me çmime të afërta  53 deri në 60 dollarë për fuçi.

Analiza e Bankës Botërore tregon se çmimi i një fuçie naftë do të jetë ndërmjet 53 dhe 60 dollarë për fuçi deri në fund të dekadës.

Ky është ndoshta normaliteti i ri i çmimeve të naftës. Por parashikimet në lidhje me trajektoren e çmimeve të naftës janë bërë në mënyrë rutinore dhe rezultatet janë shpesh të pasigurta dhe të pasakta, dhe gabimet e parashikimeve jane të  mëdha.

Shumë herë, goditjet nuk janë parashikuar në të gjitha rastet. Për shembull, 1986 dhe rënia e fundit e çmimeve të naftës në vitin 2014 nuk pritej nga parashikuesit.

Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me furnizimin e naftës, kërkesës dhe pritjet e kushteve të tregut, tregtarëve dhe një seri e parashikimesh që tashmë ekzistojnë Banka Botërore në këtë vlerësim ka mbledhur vlerësimet nga disa parashikues, duke përfshirë institucionet financiare ndërkombëtare dhe tregun e të ardhmes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button