Ekonomia

Programi COSME- AIDA prezanton Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Komisionin Evropian zhvilluan në Tiranë, workshopin me temë “Programi COSME 2014-2020 dhe dita e aksesit në financë në Bashkimin Europian” nëpërmjet TAIEX (Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni i KE-së) .

COSME është programi i BE-së që asiston sipërmarrësit dhe NVM-të në fazën fillestare të aktivitetit, duke lehtësuar aksesin në financim, ndërkombëtarizim si dhe kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit. Qëllimi i këtij workshop-i është prezantimi/promovimi i programit dhe shtyllave përkatëse, familjarizimi me praktikat e aplikimit, aksesi në financë si dhe nxitja e aplikimeve me qëllim përfitimin nga thirrjet.

AIDA si pjesë e këtij programi, prezantoi në këtë workshop Rrjetin Europian të Ndërmarrjeve, duke theksuar rëndësinë e tij. Ndërkohë gjatë ditës së dytë, AIDA prezantoi skemat financiare të menaxhuara prej saj dhe ftoi të gjitha kompanitë shqiptare të aplikojnë.

Pjesë e diskutimeve të këtij workshopi 2-ditor ishin dhe shërbimet evropiane që ofrohen për NVM-të nga Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve, si platformë transmetuese e praktikave më të mira mbi biznesin, si dhe ndërlidhjen midis hallkave të ndryshme të ekonomisë. Shqipëria është vendi i pestë jo-anëtar i BE-së që i bashkohet dhe kontribuon në program, pas Malit të Zi, Maqedonisë, Moldavisë dhe Turqisë.

Marrëveshja për programin COSME, që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të bizneseve të vogla dhe të mesme u firmos në mars të vitit 2015 nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një vizite pune në Bruksel. Nga fondi, i cili në total arrin në 2.3 miliardë euro, Shqipëria ka pjesën e vet proporcionale dhe është një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetet, administratën dhe sipërmarrjen shqiptare që të përfitojë nga këto fonde.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button