Qeveritare

Gjosha: Bojkoti i opozitës në Kuvend pengon procesin e integrimit

gjoshi-1-526x350Ministrja e integrimit Evropian, Klajda Gjosha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, se bojkoti që opozita i ka bërë punimeve të Kuvendit pengon procesin e integrimit europian të vendit, prandaj pjesëmarrja e saj për debat politik në Kuvend është e domosdoshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gjosha theksoi se, “Duhet të jemi të vetëdijshëm se puna që na pret është më e madhe se ç’kemi kryer. Procesi i integrimit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë. Qeveria ka angazhim të palëkundur për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët që të garantojmë gjithëpërfshirjen. I bëj thirrje palëve të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën politike. Për përmbushtjen e 5 prioriteteve do të ngrihen grupe pune.
Sipas ministres së Integrimit, ulja e të gjitha palëve në tryezën e drejtësisë të thirrur nga Presidenti Nishani më 6 tetor, tregoi se fryma bashkëpunuese mes qeverisë dhe opozitës nuk është e pamundur.

Ministrja e integrimit Evropian, Klajda Gjosha Foto: Agim Dobi

“Reforma në drejtësi mbetet thelbësore dhe fryma e tryezës së 6 tetorit duhet të vazhdojë me tej me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare. Do vijojmë reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit. Për diaolog me opozitën e kemi ftuar shpesh herë, pasi vendi ku zhvillohet debati politik është parlamenti, ku të gjithë deputetët janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë. Jemi të hapur të bisedojmë për cdo kërkesë të saj, që një opozitë të jetë e fotë ka nevojë për qeverinë dhe ne kemi nevojën për opozitën që të ndërmarrim reforma. Reforma në drejtësi ka treguar që nuk është e pamundur të diskutohet për cështje konkret”, tha Gjosha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button