Kronika

Tom Doshi në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në mesditë në Gjykatën e Lartë për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Doshi ndodhet aktualisht nën masës “detyrim paraqitje”, ndërsa kërkon nga drejtësia lirinë.

Tre ditë më parë Doshi i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për të hequr masën “Detyrim paraqitje”. Dy avokatët e tij mbrojtës, Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se akuza e Prokurorisë nuk qëndron. Gjykata e Lartë pritet që të shqyrtojë sot kërkesën e deputetit socialist.

Në seancën e kaluar Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për deputetin Tom Doshi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Sipas vendimit te ri ai duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në gjykatë. Deputeti Doshi ndodhej në “arrest shtëpie” pasi u akuzua se sajoi një skenar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-­së Mhill Fufi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button