Kronika

Fushë Krujë, eksploziv automjetit, plagoset drejtuesi

Një sasi eksplozivi e vendosur në një automjet tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH” ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, duke plagosur drejtuesin e mjetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi i plagosur rezulton të jetë shtetasi Gentian Bejtja, person me precedentë penalë për krime kundër personit.

Sipas burimeve, i plagosuri është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po kryhen hetime për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Emri i Gentjan Bejtjas ka dalë ndërsa hetohej çështja e vrasjes së komisar Dritan Lamajt. Ai, së bashku me Enver Stafukën u akuzuan se kishin vjedhur mjetin që u përdor në vrasjen e komisarit, por më pas u shpall i pafajshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button