Ekonomia

Gazsjellësi TAP, Rama: Sjell avantazhe të panumërta për ne

Kryeministri Edi Rama, duke inauguruar fillimin e punës së shtrimit të tubacioneve të gazsjellësit TAP, ka theksuar se “ky gazsjellës sjell për ne avantazhe të panumërta”.

“Jemi me fat që Shqipëria është pjesë aktive në një rajon politikisht të qëndrueshëm dhe bëjmë tonën për të vazhduar këtë qëndrueshmëri. Ky gazsjellës sjell për ne avantazhe të panumërta. Që në dy vitet e para të punimeve, ne kemi mundur të konstatojmë këto avantazhe. TAP-i ka rehabilituar afro 100 km rrugë në Korçë, Çorovodë e Fier. Ka ndërtuar dy ura, u ka dhënë punë 1700 personave, 90% e të cilëve janë shqiptarë, me një pagë mesatare prej 600 eurosh. Gjithashrtu, është rritur numri i përfituesve nga shpronësimet në vendet ku kalon gazsjellësi”, tha Rama në fjalën e tij.

Ndërkohë, ministri i Energjitikës , Damian Gjiknuri u shpreh: “Jemi të lumtur për bashkëpunimin me TAP-in dhe për faktin se shumë kompani shqiptare janë pjesë e këtij projekti. Kjo ka sjellë përfitime direkte edhe për shumë ekonomi familjare. Shpresoj që të sjellë të mira për rajonin. Siguria e rajonit i vlen edhe sigurisë europiane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button