Ekonomia

Kosova, partneri i dytë për eksportet “Made in Albania”

Eksportet shqiptare, nisur nga pesha specifike përcaktojnë Kosovën si partneri i dytë, pas Italisë për vitin e kaluar.

Por megjithatë, edhe pse miliarda euro janë investuar në dy anët e kufirit në infrastrukturë, bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në nivel të kënaqshëm.

Sipas INSTAT, në harkun kohor 2010-2014, vërehet se eksportet shqiptare drejt tregut kosovar në 4 vitet e para të 5-vjeçarit të fundit pësuan disa lëkundje, me tendencë rritje deri në 2012, e cila shkoi në ulje në 2013 dhe u rrit në 2014.
Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2014, Kosova zuri 7,3 % të eksporteve, nga 6,6% që ishte gjatë vitit 2013.
Drejt Kosovës në vitin 2010 u eksportuan 10.008 milionë lekë mallra, në 2011 arritën në 14.657 milionë lekë, në vitin 2012 u eksportuan 17.369 milionë lekë mallra, për të ulur sasinë gjatë vitit 2013 kur u eksportuan më pak, 16.292 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2014 u vu re rritje e eksporteve shqiptare drejt tregjeve kosovare në sasinë prej 18.877 milionë lekë.
Grup-mallrat kryesore shqiptare që kërkohen më shumë në tregjet e Kosovës janë “Ushqim, pije, duhan”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Prodhime druri dhe letre”.
Por ndryshe paraqitet situata me importet e mallrave nga Kosova në 5 vitet e fundit, pasi importet janë shumë të vogla.
Kështu ndërsa në vitin 2010 u importuan 3.800 milionë lekë mallra, në vitin 2011 ishin gjithsej mallra me vlerë 4.510 milionë lekë, një vit më pas 5.106 milionë lekë, në vitin 2013 gjithsej mallra me vlerë 6.014 milionë lekë, në vitin 2014 arritën vlerën e 5.976 milionë lekë, ku vërehet rënie e blerjeve në tregun kosovar.

Ekspertët e ekonomisë nga të dy vendet vlerësojnë se krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike si një treg i përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale, do të zhvillojë shkëmbimet tregtare me produkte të ndërsjerllta sipas kërkesave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button