Kronika

U godit në mesnatë, Erion Isai: Nervoziteti tregon panik, stafi im tregoi qytetari

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, ka dhënë deklaratë për mediat pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku u godit nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai tha se këto veprime nuk i kanë hije jo vetëm Kolonjës por as gjithë Shqipërisë dhe se nervoziteti nga kundërshtarët e tij politik tregon panik.
“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”– tha Isai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button