Rajoni

Gardian”: A do të jetë braktisja e eurozonës katastrofë më e madhe për Greqinë se sa të mbetet në të

Ministri grek i Financave, Janis Varufakis ndjen keqardhje për ditën kur Greqia iu bashkangjit eurozonës, shkruan gazeta “Gardian” në analizën e titulluar “A do të jetë braktisja e eurozonës katastrofë më e madhe për Greqinë se sa të mbetet në të”.

Gazeta komenton se sipas minsitrit grek të Financave, për vendin e tij do të ishte më mirë nëse akoma do ta përdorte dhrahmin. Thellë në vete, thotë ai, të gjitha 18 vendet të cilat e përdorin valutën e vetme, dëshirojnë që ideja të ishte fundosur që para lindjes së saj, por e kuptojnë se pasi që njëherë e keni pranuar, nuk mund të dilni nga ajo pa katastrofë.

“E tërë kjo është e vërtetë, dhe sqaron se përse Greqia është e kyçur në lojën me nerva, me të gjithë lojtarët e tjerë në këtë dramë: Fondin monetar ndërkombëtar, Komisionin evropian, Bankën qendrore evropiane dhe Qeverinë gjermane. Varufakis dëshiron ndihmë më të madhe financiare, por jo edhe nëse kjo do të thotë dërgim i ekonomisë greke në ‘spiralën e vdekjes'”, shkruan “Gadian” dhe përkujton se kreditorët e Greqisë nuk do të japin më tepër para, gjithnjë derisa Athina nuk u përmbahet kushteve për nihmë financiare, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Gazeta thekson se punët do të kulminojnë këtë verë, sepse është e qartë se Greqia nuk mund t’i paguajë të gjitha këstet e borxheve të cialt arrijnë. Vendi duhet të gjejë 10 miliardë euro për t’ia paguar FMN-së, Bankës qendrore evropiane dhe kreditprve të tjerë para fundit të gushtit, ndërkaq që para nuk ka. Kreditprët e Greqisë e dinë dhe janë të gatshëm ta lënë Qeverinë në Athinë të “vlojë”. Ata e dinë se Greqia me të vërtetë ka vetëm dy obsione: të dorëzohet apo ta braktisë euron, ndërkaq duke pasur parasysg atë që kumtoi se dëshiron të mbetet në valutën e vetme, kreditorët presin që Athina së shpejti të ngrisë flamurin e bardhë. Gatishmëria e Greqisë për të vazhduar me privatizimin e portit më të madh, Pirea, ata me qëndrimin më të fuqishëm në Bruksel dhe Berlin do ta konsiderojnë si dëshmi se kanë pasur të drejtë dhe se duhet të ndërmerret qasje më e fuqishme në negociatat me Qeverinë e kryesuar nga SYRIZA.

“Por, para se ai të pranojë se e ka humbur lojën me nerva, kryeminsitri grek, Aleksis Cipras duhet ende shumë të mendojë për analizën e minsitrit Varufakis. Nëse ishte gabim që Greqia e miratoi euron? Është e qartë se përgjigja është po. Nëse Greqia do ta ketë më mirë me dhrahmin? Duke pasur parasysh atë se ekonomia u funos për 25 për qind në pesë vitet e undit dhe ene po fundoset, përgjigja është po. A mund ta braktisë euron dhe t’i kthehet dhrahmit pa katastrofë? Pa dyshim kjo do të shkaktojë shpenzime të mëdha dhe shok të madh për biznesin dhe besimin e konsumatorëve. Ekzistojnë, gjithashtu, edhe probleme praktike gjatë zëvendësimit të një valute për tjetrën”, shkruan “Gardian”.

Kjo nuk është pyetja që Greqia duhet t’ia parashtrojë vetes. Vendi po vuan nga katastrofa ekonomike që prej vitit 2010 dhe do të vazhdojë të vuajë nëse mbetet në eurozonë pa shlyerjen zemërgjerë të borxhit. Kështu, çyetja e vërtetë nuk është nëse braktisja e euros do të jetë katastrofë, sepse sigurisht se do të jetë. pyetja e vërtetë është nëse katastrofa do të jetë më e madhe nëse mbetet në të, konkludon gazeta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button