Politika

Koçijançiç: Zgjidhja e krizave në Ballkan nuk është mrekulli

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç reagoi pas zgjidhjes së shpejtë e thuajse të papritur të krizave në Maqedoni e Shqipëri. Nuk besoj se është rasti i një mrekullie, u shpreh ajo, por për rezultatin e një pune të madhe dhe vullnetit politik. Kur flitet për Ballkanin perëndimor, siç e dini, ky është një rajon me perspektivë për anëtarësim në BE, e ku bashkimi europian është mjaft i angazhuar. Në lidhje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë, siç e keni parë dhe më herët, ne reaguam ndaj kësaj kthese të situatës dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje si për të, ashtu dhe për Shqipërinë e për të gjithë rajonin.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë ka ftuar 6 kryeministra nga vendet e Ballkanit perëndimor për një takim jozyrtar javën e ardhshme. Darka e punës do të mbahet në 24 maj në Bruksel. Gjatë saj, do të diskutohet gjendja aktuale në Ballkan dhe mënyrat e ecjes përpara, sqaroi zëdhënësja. Atë që nuk e artikuloi qartë Kocijancic, e thotë Euractiv përmes reporterit Georgi Gotev.

Pas Maqedonisë, thotë ai, presioni perëndimor zgjidh dhe ngërçin shqiptar. Tre muaj bllokimi që paralizuan progresin e reformave të qeverisë shqiptare morën fund zyrtarisht në 18 maj. Nën trysninë e madhe të zyrtarëve europianë dhe atyre amerikanë, opozita pranoi të lëshonte pe. Marrëveshja e arritur mes saj dhe partisë në pushtet mund të ripërtërijë tani edhe përpjekjet e ngecura të Shqipërisë për aderim në BE, thuhet në artikull që kujton krijimin e organizmave të vettingut, si hapin e parë drejt një gjyqësori të pavarur, kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button