Kronika

Tentuan të korruptonin policët, pranga 4 shoferëve

Policia e Shtetit ka vënë në pranga katër drejtues automjetesh të cilët akuzohen për korrupsion.

Ata kanë tentuar të korruptojnë oficerët e policisë.

Arrestimet

Arrestohet në flagrancë shtetasi Vangjel Bardhi pasi Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 50 €,me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Arrestohet shtetasi Tofik Shehu pasi në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pasaportës 20 €, me qëllim për të kaluar kufirin pasi ishte deportiv në zonën Schengen.

RASTI NE LUSHNJE

Lushnjë, i ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë për “Korrupsion aktiv” shtetasi Pëllumb Kolgjini.

Ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Lushnje-Çermë, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore Lushnje pasi drejtonte mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë matur me Radar.

Korçë, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, arrestohet  në flagrance drejtuesi i mjetit shtetasi Masar Braha.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar  mjetin tip “Iveko” në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button