Kronika

Protestojnë naftëtarët në Vlorë, pa paga, tani edhe të papunë

Naftëtarët e vendburimit të Gorishtës në Vlorë protestuan sepse pas mosdhënies së pagave nga ana e kompanisë ku punonin, tani janë pushuar nga puna masivisht me një njoftim që ju ka shkuar me postë.

“Pushime nga puna, mosmarrja e parave na ka detyruar të dalim në grevë që prej 3 muajsh. Afatin për marrjen e pagave e kemi nga data 1 deri në datë 5, por na është vonuar deri në 2 muaj”, shprehet Ramadan Dema, naftëtar.

“Po mundohen të gllabërojnë naftën tonë dhe të vendburimeve të tjera, duke dhënë firma që nuk njihen fare. Paratë janë futur ne xhep. Me paratë tona kanë bërë biznese, duke na i vonuar 2-3 apo edhe 4 muaj”, thotë një tjetër naftëtar.

“Kam 39 vjet punë dhe më kanë paralajmëruar për shkarkim. Më kanë thirrur për herë të dytë sepse herën e parë nuk jam paraqitur. Por, sigurisht që atë veprim që unë bëra herën e parë, do e bej sërish”, thotë një tjetër naftëtar.

60 punonjësit e këtij vendburimi naftë që janë pushuar nga puna, janë të gjithë me përvojë në këtë punë, ku shumë prej tyre janë teknik dhe inxhinier.

“Kërkesat tona janë mëse normale. Ne kërkojmë vetëm zhvillimin e vendburimit. Shteti duhet ta kontrollojë këtë”, shprehet një Bilbil Licaj.

Prej disa ditësh është ndalur puna plotësisht në 167 puset e zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button