Kronika

Turpi i Hipokratit: Dy mjekët që mashtruan në 21 Janar

Mes vrasësve dhe manipulatorëve të 21 janarit janë edhe dy mjekë. 

Fjala është për dyshen Koçeku – Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, jepnin versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga rradhët e opozitës.

Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.

Ata nuk u ndjenë më pas ngjarjes.

Për shumëkënd, është e tepruar të merresh me deklarimet e dy mjekëve, gjersa Berisha, ideatori i atyre vrasjeve dhe më pas fshehësi i tyre, ende nuk është çuar për t`u ballafaquar me Drejtësinë.

Por ‘21 janari’, ka vulën e turpit edhe për këta dy mjekë, të cilët kanë shkelur me dy këmbët edhe betimin e Hipokratit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është drejtuar në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëvë Sami Koceku dhe  Alfred  Gega.

E cila mbeti thjesht ankesë:

Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qënë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjeksore.

Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

–           Ziver  Veizi

–           Hekuran  Deda

–           Faik Myrtja

–           Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç”deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA në TV News 24:

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:    Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm

 

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami KoçekuMe syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?

Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…

Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.

Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button