Ekonomia

Tirane 2015, mbyllen 5% e bizneseve me pronarë gratë dhe 3 % te drejtuara nga burrat

Formalizmi i ekonomisë nëpërmjet një aksioni të targetuar në bizneset e vogla dhe te mesme që nisi në mes të vitit të kaluar ka ndikuar në rritjen  e ndërmarrjeve të reja me 6 për qind. Por sipas të dhënave të iNSTAT kjo rritje ka ardhur nga regjistrimi i bizneseve informale nëpër qarqet e vendit teksa në Tiranë  bizneset nuk i kanë bërë ballë formalizimit.  INSTAT raporton se në kryeqytet  5 për qind bizneseve të drejtuara nga femrat dhe 3% e bizneseve të drejtuara nga burrat janë mbyllur.

Prefekturat ku formalizimi i ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë ka qenë shumë i ndjeshëm është Fieri, me gati 17% krahasimisht me një vit më parë, i ndjekur nga Dibra, Kukësi, Gjirokastra dhe Vlora. Në vitin 2015, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra nëpër qarqe, vërejmë se në qarkun e Tiranës ku kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve kemi një rënie prej 5 % krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuar nga burrat në 2015 të përqendruara më shumë në qarkun e Tiranës sërish kanë pasur një rënie prej 3 % nga 42,6 % në 39,3 %. Ndërmarrjet e reja në vitin 2015 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë.

Në vitin 2015 % e administratoreve gra është 31,3 %, me një rritje prej 3 % për një vit. % e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Sipas iNSTAT, nga viti 2005 deri në vitin 2015 % e pronareve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar, me afërisht 5 %. Ndërkohë qe në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore ose pronare ne pesë vitet e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button