Sporti

Nis festa kuqezi në Moldavi, në prag të ndeshjes me Kombëtaren

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, tifozët kuqezi kanë nisur festën në Kishinjev.
Kjo përballje pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të Kombëtares së Sylvinhos në Euro 2024.

Me pije në duar dhe me simbole kuqezi tradicionale, tifozët thërrasin njëzëri “O sa mirë me qenë shqiptar” apo këndojnë këngën “Mora fjalë”.

Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

Formacioni i shqiponjave do të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes. Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.

“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, është “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button