Bota

Trump komenton dollarin -Thotë se po fuqizohet, ndërron qëndrim ndaj Janet Yellen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Wall Street Journal se dollari po fuqizohet  dhe se ai favorizon norma të ulëta të interesit.  Komentet e presidentit patën ndikim direkt te valuta e gjelbërt dhe te titujt e Thesarit.

“Mendoj që dollari po fuqizohet shumë dhe ky është pjesërisht faji im për shkak se njerëzit kanë besim te premtimet e mia. Konkurrenca bëhet e vështirë me një dollar të fortë dhe ndërsa vendet e tjera zhvlerësojnë valutat e tyre”, tha Trump. Indeksi i dollarit, që mat performancën kundrejt 6 valutave kryesore, ra nga 100.72 në 99.9 pikë, pas komenteve.

Kundrejt jenit japonez, dollari ra nga 110 në 108.7.  Yieldet e titujve 10-vjeçare të thesarit ranë në 2.238%, që është niveli më i  ulët që prej muajit Nëntor.

Kostot e ulëta të huamarrjes dhe dollari i zhvlerësuar, e bëjnë më të lehtë për Donald Trump që të përcjellë rritjen e fortë ekonomike që ka premtuar.

Trump tregoi gjithashtu respekt për kryetaren e bordit të guvernatorëve Janet Yellen, duke i lënë derën hapur për të qëndruar përtej mandatit të saj që përfundon në 2018-ën.  Gjatë fushatës së tij, Trump ka pasur një qasje të ashpër kundrejt kryetares së Rezervës Federale.

Presidenti thotë tashmë se normat e ulëta të interesit përmbajnë dollarin nga fuqizimi, gjë që do të dëmtonte eksportuesit amerikanë. Donald Trump tha gjithashtu se administrata e tij nuk do të etiketojë Kinën si një manipulues valute.

Ai shtoi se vendi nuk ka ndërhyrë te valuta prej muajsh dhe se nuk do të ishte mirë të rrezikonte marrëdhënien me Pekinin, në një kohë të kërcënimeve nga Korea e Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button