🌦️
Tiranë 26°C · Rrebesh i lehtë 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,884 ▼ -0.91% ETH $2,612 ▼ -1.11% XRP $1.3897 ▼ -2.85% SOL $108.7000 ▼ -2.6%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama me të rinjtë: Çadra, frikë nga drejtësia dhe zgjedhjet

Në një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qendër të kryeqytetit, ne sheshin “Skenderbej”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot pasdite, se protesta e opozitës në çadër është një kauzë e rremë, prapa të cilës fshihet sipas tij frika nga drejtësia.
“Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën, duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, në Shqipëri ka ikur koha kur pushteti bëhej dhuratë, duke iu referuar posteve të ndryshme që ka patur kreu i sotëm i opozitës kur PD ishte në pushtet.
“Sot kryetari i PD ka një parti që e ka marrë dhuratë, e mori bashkinë dhuratë nga ata që e grabitën për të. Më parë mori Ministrinë e Transporteve, ku bëri një zullum. Më pas në Ministrinë e Brendshme, ku la pas 4 të vdekur që po protestonin për shtet aty ku sot kanë ngritur çadrën”, ka vijuar Rama.
Ai ka shtuar se, pikërisht për këto episode, opozita i druhet votimit të vettingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi që do të vijë pas zgjedhjeve.
“Frika e drejtësisë i ka zënë sa nuk ka mbetur peshk në liqenin e Tiranës që nuk e kupton se ata nuk duan zgjedhje sepse nuk duan drejtësi. Sepse kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur i vetëdijshëm për sfidat që ka Shqipëria përpara, por rruga ku ajo ka hyrë sipas tij është një rrugë pa kthim.
“Kjo nuk është Shqipëria që duam, por është Shqipëria që nuk kthehet pas e për të cilën po punojmë për të bërë shtet në çdo sektor”, ka shtuar Rama.
Ai u ka përcjellë të rinjve edhe mesazhin për votën në zgjedhjet e ardhshme. “Deri më 18 qershor mos harroni se vota vlen shumë, se nuk janë të gjithë njësoj, se ato që kemi arritur me kaq shumë mund nuk mund t’i humbasim dhe se mund të bëjmë më shumë akoma nëse jemi më shumë se ç’ishim në qershor 2013”, ka thënë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.