Kronika

U la i lirë nga gjykata, Prokuroria apelon vendimin ndaj Ervin Matës

Pasi u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës pas pesë muajsh arrati, Ervin Mata, një ndër protagonistët e ngjarjes në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, u la i lirë nga gjykata me masën “detyrim paraqitje”. Pikërisht këtë masë sigurie, Prokuroria e ka apeluar në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe katër ditë më parë, kur u dha vendimi, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, por gjykata ka dhënë një masë sigurie shumë më të lehtë, me detyrim paraqitje.

Pas pesë muajsh arrati, Ervin Mata u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës mbrëmjen e 1 marsit. Ervin Mata ishte njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.

Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin. Në dëshminë e tij, Mata tha se nuk kishte vrarë njeri dhe se ishte arratisur nga frika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button