Kronika

2 mijë € për punë në Gjermani, arrestohet 40-vjeçari mashtrues

“Me 2 mijë euro mund të punoni në Gjermani ose Belgjikë”. Ishte ky premtimi që u bënte maqedonasi Irfan Ahmeti të rinjve në Tiranë, por më pas i mashtronte ata.

Krimi ekonomik ka vënë në pranga dy ditë më parë 40-vjeçarin nga Maqedonia pasi kishte mashtruar disa të rinj, me premtimin se do i çonte në Gjermani dhe Belgjikë për punë sezonale.

Pasi të rinjtë kërkonin punë për jashtë shtetit, në faqet online, ata kontaktoheshin nga Irfan Ahmeti.

Ky i fundit u premtonte se do i çonte në Europë, për 2 mijë euro.

Por pasi 3 të rinj pak muaj më parë i paguan nga 2 mijë euro secili 40-vjeçarit nga Maqedonia, ai u ka thënë të niseshin drejt Gjermanisë. Të rinjtë kanë paguar vetë edhe biletën e udhëtimit, por kur kanë shkuar në Gjermani, Irfan Ahmeti nuk u ka hapur më telefonin. Më pas 3 të rinjtë janë kthyer në Tiranë dhe kanë denoncuar 40-vjeçarin, i cili është arrestuar nga Krimi Ekonomik.

Policia thotë se mund të ketë edhe persona të tjerë që janë mashtruar nga maqedonasi Irfan Ahmeti, por që nuk kanë denoncuar ende.

Ndërkohë burimet sqarojnë se Irfan Ahmeti është një emër i njohur për autoritet shqiptare.

Ai është arrestuar në shkurt të 2016-së, pasi bashkë me dy persona të tjerë iu gjetën 550 mijë paketa cigare që po kalonin kontrabandë në drejtim të Sllovakisë.

Ai u lirua nga Gjykata pasi pagoi garancinë 10 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button