Ekonomia

Shfrytëzimi i kromit në Bulqizë, maxhoranca dhe opozita dakordësohen për zgjatjen e konçensionarit

Deputeti socialist Ervin Bushati, u shpreh të henen ne Kuvend se koncesioni i shfrytëzimit të kromit në Bulqizë do të zgjatet edhe për dhjetë vite më shumë nga kontrata fillestare, për t’u shtrirë deri në vitin 2040, me qellim rritjen e punesimit dhe konsolidimin e investimeve te qendrueshme.

Si relator i Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”, Bushati vuri ne dukje se, investimet ne afatet e reja koncensionare do te sjellin rritje te prodhimit dhe rritje te numrit te punesimit.

‘Nga ana e shoqërisë konçesionare, vijoi Bushati, është ofruar mundësia e një investimi në vlerë të konsiderueshme rreth 24 milionë dollarë në 8 vite për thellimin e pusit të minierës dhe përmirësimit të kushteve teknike.

Gjiknuri:Investim i rëndësishëm që e kthen Shqipërinë në faktor të eksportit te kromit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, e konsideroi koncesionin për shfrytëzimin e vendburimit më të madh të kromit në Bulqizë, si një nga investimet më të rëndësishëm që e kthen Shqipërinë, në një faktor të rëndësishëm të eksportit të kromit.

Duke marrë fjalën në diskutimin e projektligjit të  koncesioni të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë, ministri Gjiknuri tha se, në këtë sipërmarrje janë mbi 1 mijë punësuar me paga të arsyeshme dhe prodhimi i kësaj industrie jep një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Përmes një investimi prej 24 milion usd, kjo industri synon të realizojë një zinxhirë të prodhimit dhe përpunimit te kromit, duke sjellë një cikël të mbyllur të këtij sektori, që është një vlerë e shtuar jo vetëm për ekonominë por edhe për të ardhurat e familjeve që punojnë aty.

Ky investim është garanci për ciklin e zhvillimit të kësaj industrie, tha ai.

Gjiknuri vuri në dukje se, prodhimi i kromit në vend nga 24 mijë ton që ishte në vitin 2013, u rrit në 43 mijë ton në 2015, duke pasur parasysh këtu, që çmimet në bursa të këtij produkti kanë qënë në rënie.

Koncensioni vijoi ai do të bëjë të mundur forcimin e penaliteteve si kurre me pare, duke garantuar të punësuarit dhe prodhimin.  Ndersa Shqipërinë duke e kthyer ne faktor në fushën e prodhimit të kromit ashtu si dikur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button