Sporti

Partizani fiton edhe në ndeshjen e kthimit me Valmierën, kualifikohet në ‘Play-Off’

Partizani mbërrin deri në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhti në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 Valmierën.

Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve.

Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit.

Në vijim, Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë, miqtë u shfaqën më kërkues megjithatë portieri Qirko ia doli të ndalte ofensivën e letonezëve ndërsa në një rast Partizani pati edhe fatin me vete pasi miqtë u ndalën nga traversa.

Nga ana tjetër, të kuqtë e menaxhuan mirë avantazhin dhe ia dolën të ruanin epërsinë deri në fund me ndeshjen që u mbyll në shifrat 1-0, me Partizanin që mbërrin në “Play-Off” të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button