Politika

Spiropali në samitin e koalicionit shqiptar në Mal të Zi

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të kuvendit të Katërt të Alternativës Shqiptare që u zhvillua para dy ditesh në Tuz, Mal të Zi.

Spiropali gjatë këtij aktiviteti u takua edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ka lidhur aleancë me disa nga partitë politike shqiptare.

Spiropali shprehet në një postim në në rrjetet sociale sde “e urova Nik Gjeloshajn, kryetarin e partisë Alternativa Shqiptare që udhëheq koalicionin Forumi Shqiptar, për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe zgjedhjen e tij për të dytën herë radhazi kryetar i Malësisë së Tuzit”.

Ajo thekson se është një fitore e merituar falë vizionit, përkushtimit dhe bashkimit të faktorit shqiptar, për zhvillimin e Malësisë për të gjithë pa dallim.

“Të bashkuar jemi më të sigurtë dhe më të aftë për të parë në sy sfidat e komplikuara që na vë përpara koha, me sytë drejt bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Kënaqësi takimi dhe biseda me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, që është kthyer në një pikë referimi dhe bashkëpunimi për të gjithë faktorët progresistë në Mal të Zi”, theksoi Spiropali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button