Rajoni

Ministri i Arsimit u dorëhoq pas masakrës në Beograd, Vuçiç: Ngjarje më interesante do të ketë deri në fund të majit

Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes makabre të ndodhur në shkollën e mesme në Beograd. Lajmi u konfimua nga vetë Ruzhiç, teksa përmes një mesazhi në Tëitter shkruan se i ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. “Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti, përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte”- ka thënë Ruzhiç, duke shtuar se dorëheqja e tij është e pakthyeshme.

Ndërsa iu shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, Ruzhiç deklaron se vendimin e tij për largimin, mund ta gjykojë vetëm publiku. “Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, ky akt është karakteristikë e forcës, ndërsa në rajonin tonë, shpesh është karakteristikë e ligësisë. Le ta gjykojë publiku”, ka thënë Ruzhiç. Kujtojmë se, një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar ekzekutoi me armë zjarri 8 nxënës, si dhe një roje të sigurisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës të tjerë, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.

Nderkohe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç. Gjatë një fjalimi, Vuçiç tha shkurtimisht se palët kanë biseduar në telefon, dhe Ruzhiç e ka njoftuar për këtë vendim.

“Nuk dua të flas rreth kësaj. Ka situata kur nuk mund të kuptosh pse po ndodh diçka dhe pse dikush po e bën atë”- tha Vuçiç.

Udhëheqësi serb ai la të kuptohet se deri në fund të majit do të ketë ngjarje interesante politike, pasi u pyet për pretendimet se mund të ketë dorëheqje apo largime.

“Kam biseduar me Ruzhiqin dhe Ana Brnabiqin dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’u shqetësuar për karriget tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara”– shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button