Kosova

Kosovë- Ministri dhe komandanti i FSK-së në SHBA, takime të rëndësishme

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas takimeve të shumta që patën në shtetin e Ajovës, në SHBA, sot kanë vazhduar vizitën e tyre në Uashington me takime të rëndësishme.

Gjatë ditës së sotme delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së do të vazhdojnë takimet në Pentagon, Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Njoftimi i dërguar nga Ministria bën të ditur se, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pasur takim me gjenerallejtënant Keneth Mekenzi (Kenneth F. McKenzie) Shef i J-5 (Drejtor për Politika dhe Planifikimet Strategjike) të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve.

Në takim komandant Rama e ka njoftuar gjeneralin Mekenzi për zhvillimet dhe arritjet e FSK-së, me përgatitjet dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura (FAK). Me këtë rast gjenerali Mekenzi edhe në herë konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve ashtu si deri më tash për FSK-në edhe në të ardhmen pas transformimit në FAK.

Gjenerali Mekenzi njoftoi komandantin Rama lajmin e mirë për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në akademinë ushtarake në Vest Point (West Point), akademi kjo me traditë të gjatë mbi 200 vjeçare dhe më e njohura në botë. Dy kadetët e pranuar të FSK-së janë Arilena Shala dhe Ylli Dalladaku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button