☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▲ +1.08% ETH $2,350 ▲ +1.4% XRP $1.3278 ▲ +2.49% SOL $101.2800 ▲ +0.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Lideri i opozitës Zoran Zaev vë kushte për takimin e Vjenës

Lideri i opozitës socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot se do të shkonte në takimin e Vjenës për zgjidhjen e krizës politike vetëm nëse presidenti Gjorge Ivanov do të revokonte vendimin për amnistinë e politikanëve të përfshirë në hetime dhe nëse parlamenti do të anulonte vendimin për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

”Nuk ka ende kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Zaev në një konferencë shtypi.

Pritet që kryetarët e katër partive kryesore politike maqedonase të takohen të premten e ardhshme në Vjenë, në një përpjekje për kapërcimin e krizës politike në vend.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë ish-kryeministri Nikola Gruevski i partisë së qendrës së djathtë në pushtet, VMRO-DPMNE, kryetari i Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Maqedonia ka qenë e përfshirë nga kriza politike që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Kjo krizë arriti pikën e vlimit kur presidenti Gjorge Ivanov amnistoi 56 politikanë të përfshirë në çështje penale. Shtatë prej tyre, përfshirë Zoran Zaev dhe ish-presidentin Branko Cërvenkovski, kërkuan që hetimet të vazhdonin. Gjithashtu, dekreti i presidentit Ivanov shkaktoi edhe një valë protestash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.