Zgjedhjet lokale 2015

ASHE prezanton kandidatin në Dibër, Rama: Kryebashiakët e PD janë zgjedhur për të përçuar frymën e konfliktit

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar ditën e sotme në Dibër kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Shukri Xhelili. Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri i vendit Edi Rama ka akuzuara kreun aktual të bashkisë, se për 3 mandatë me radhë në krye të kësaj bashkie të madhe nuk ka vënë asnjë gozhdë për këtë vend dhe se nuk ka paraqitur asnjë projekt për zhvillimin e qytetit të tij, njësoj siç kanë bërë shumica e krerëve të bashkive të qeverisura nga PD, të cilët sipas Ramës janë vendosur aty jo për t’u shërbyer njerëzve, por për të përçuar frymën e konfliktit.

“Dallimi i madh mes bashkive ku drejtojnë socialistët nga ato ku drejtojnë ata të vënë nga SHQUP, si në rastin e Përrenjasit për shkak se këta nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë tjetër përveçse të merren me politiken e madhe dhe janë vendosur aty vetëm për të përçuar frymën e konfliktit nga veriu në jug

A ka ardhur ndonjëherë ky kryetar bashkie dhe të kërkojë fonde se ka këtë apo atë projekt për qytetin? Asnjëherë, as ky dhe as shumica dërrmuese e krerëve të bashkive të PD. Tre mandate në krye të bashkisë, u plak në karrige dhe Peshkopia u plak më keq, nuk vuri asnjë gozhdë në këtë qytet”, tha Rama…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button