🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 85.15 ▲0.96%
ARI 4,142 ▲1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,242 ▲ +1.1% ETH $1,931 ▲ +0.24% XRP $1.1401 ▲ +1.45% SOL $78.0000 ▼ -0.38%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.15 ▲0.96 % ARI 4,142 ▲1.6 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.15 ▲0.96 % ARI 4,142 ▲1.6 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Vangjush Dako: Park industrial në zonën e Shënavlashit të Rrashbullit

vangjkushi“Parku i madh industrial ku do të punësohen mijëra persona do të ketë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në zonën e Shënavlashit të Rrashbullit”. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako në një takim me banorët e kësaj zone. Sipas tij në sajë të investimit të fuqishëm kinez që do të fillojë në zonën industriale do të përfitojë Durrësi por edhe i gjithë vendi:

”Jo larg nga këtu investitorë të fuqishëm kinezë do të ngrenë një park të madh industrial ku do të punësohen mijëra njerëz dhe nga ky park do të jenë përfitues direkt Shënavlashi dhe fshati Rinia por nga ky park industrial në aspektin ekonomik do të përfitojë jo vetëm Durrësi por edhe e gjithë Shqipëria sepse kjo zonë industriale do të jetë një platformë e fuqishme ekonomike që do të sjellë zhvillim.”

Në këtë takim entuziast kryebashkiaku Dako është pritur dhe ka bashkëbiseduar me qindra banorë të Shënavlashit që i kanë shprehur atij besimin se puna e kryebashkiakut Dako dhe e bashkisë së Durrësit do të sjellë ndryshime pozitive edhe nesër në zonën e tyre. Problemet kryesore të këtyre banorëve ishin uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se të dy këto probleme do të marrin një zgjidhje të shpejtë mandatin e ardhshëm. Kështu në sajë të investimit madhor që do të kryhet nga ndërmarrja e ujësjellësit brenda 14 muajve do të trefishohet sasia e ujit të pijshëm që do të furnizojë Durrësin duke zgjidhur këtë problem edhe në Shënavlash. Ndërkaq rikonstruksioni i rrugëve të kësaj zone do të  kryhet i plotë pasi sic theksoi kryebashkiaku Vangjush Dako ashtu sic po punohet në investime madhore që po transformojnë Durrësin sot, ashtu do të punohet me investime serioze që do të transformojnë infrastrukturën edhe në Rrashbull, Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund të Ri pra në të gjithë territorin e Bashkisë së re pa asnjë dallim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.