Maqedonia

Sela u thotë maqedonasve: Nëse nuk e pranoni gjuhën shqipe, do ta ndajmë Maqedoninë

Lideri i LR-PDSH-së dhe njëherit edhe kryetar i Komunës së Strugës, Ziadin Sela ka komentuar propozimin e LSDM-së, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten.

“VMRO nuk pranonka gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në tërë Maqedoninë. Për hir të së vërtetës edhe në se duam të dytë, por të barabartë me maqedonishten në tërë Maqedoninë. Jemi të gatshëm të bëjmë një kompromis . Nqs se doni të barabartë shqipen dhe maqedonishten në të gjithë Maqedoninë, atëherë e ndajmë Maqedoninë në dy njësi federative. Një shqipfolëse, një sllavishtfolëse…”, shkruan Ziadin Sela në fb.

Ndryshe sot reagoi edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE tha se është kundër dygjuhësisë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Barazimi i gjuhës maqedonase me shqipen në të gjithë Maqedoninë, për VMRO-DPMNE, është absolutisht i papranueshëm, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Related Articles

Nje koment

  1. Gjuha Shqipe ne territorin e asaj qe ju e quani Maqedoni njihet edhe nga guret e rrugeve. Ajo eshte folur aty per mijera vjet nga banoret autoktone. E megjithate Shqipetaret e asaj zone jane gati qe te njohin e pranojne si gjuhe zyrtare edhe dialektin Sllav, qe ju e quani gjuhe Maqedonase.

    Eshte vertet e pallogjikshme, e pandershme dhe e turpshme per ata politikane driteshkurter, qe mbeshtetjen e popullit shqiptar dhe te Republikes Shqiptare si ne arenen e brendeshme ashtu edhe ne ate internationale per repübliken tuaj te re, ta shperblejne ne keto forma te padenja.

    Komplekset tuaja te inferioritetit nuk ia demonstroni botes vetem me ndertimin e monumenteve gjigande por edhe konkretisht me mos zbatimin e marrveshjeve te arritura bile me ndihmen e faktorit nderkombetar.

    Ne Shqip ka nje fjale te urte qe thote: Kush urinon ne det nuk duhet te cuditet kur kripa t´ja sjelli ate ne gjelle….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button