Politika

“Kënaqësi e privilegj”, Rama merr ekspertin e Angela Merkel, do të jetë këshilltari i kryeministrit për ekonominë e financat

Kryeministri Edi Rama thotë se Lars-Hendrik Röller do të jetë këshilltari i kryeministrisë për ekonominë e financat. Rama ka postuar një foto me Lars-Hendrik Röller, i cili tashmë do të jetë këshilltari i tij.
Roller është një ekspert i financave, pasi më herët ka drejtuar politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel.
“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

***Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD” shkruan Rama në postimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button