Bota

Merkel: Aspak e shqetësuar për marrëveshjen migratore pas kërcënimeve të Erdoganit për bllokimin e saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se nuk ishte aspak e shqetësuar, pavarësisht kërcënimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për bllokimin e marrëveshjes BE-Turqi, që mundëson një ulje të ndjeshme të fluksit migrator drejt Evropës.

“Nuk ndihem aspak e shqetësuar. Është e mundur që disa çështje marrin më tepër kohë por në fund, ne, në të gjitha rastet e mundshme do t’u përmbahemi marrëveshjeve”, u shpreh ajo për shtypin në përfundim të një takimi të qeverisë në Meseberd (lindje).

Merkelit, e konsideruar si ideatorja e marrëveshjes BE-Turqi, iu drejtua një pyetje rreth deklaratave të Erdoganit, i cili paralajmëroi dje se parlamenti turk do të bllokonte zbatimin e marrëveshjes migratore nëse nuk shënohen progrese për çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit e tij.

Marrëveshja për një liberalizim të mundshëm nga fundi i muajit qershor i regjimit të vizave për shtetasit turq në hapësirën Schengen është në fokus të paktit më të zgjeruar për çështjen migratore që mundëson reduktimin e fluksit të kalimeve të jashtëligjshme drejt Evropës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button