Kronika

Shkatërrime të mëdha në Mallakastër, digjen qindra hektare me pyje

Mbi 90 ha pyje dhe rreth 5 mijë ullishte dhe pemë të tjera frutore të djegura. Ky është bilanci i një zjarri të fuqishëm që ka shpërthyer ditën e djeshme, e cila ka vazhduar deri në të gdhirë të ditës së shtunë.

Zjarri është shtrirë në një zonë mjaft të gjerë ku janë përfshirë fshatra si Gorishovë, Belishovë, Romës Drenovë. Zjarri ka filluar të enjten dhe i ndihmuar edhe nga era  ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur dhjetëra pisha mbi 30-vjeçare si dhe dru frutore apo ullishte. Në vendin e ngjarjes  kanë ardhur  rreth 6 zjarfikëse, ushtarë,  policia e Ballshit dhe Fierit.

Situata ishte me të vërtetë alarmante pasi mjetet zjarrfikëse kanë punuar në kushte shumë të vështira për shkak edhe të terrenit të vështirë

Gjithësesi  situata paraqitet  alarmante, pasi zjarri  ende nuk është shuar plotësisht. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por kjo mbetet ta vërtetojnë ekspertët e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button