Ekonomia

Intesa Sanpaolo Bank Albania me degën e re në Kashar

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Z. Alberto Cutillo dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Z. Silvio Pedrazzi inaugurojnë hapjen e Degës së Re në Brunes (Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, km7) duke rikonfirmuar rolin e Bankës si mbështetëse e ekonomisë reale, që angazhohet të jetë gjithmonë sa më pranë individëve e biznesit përmes shërbimeve e produkteve cilësore e inovative.

Alberto Cutillo vlerësoi vijimësinë e investimeve të kompanive më të fuqishme italiane në Shqipëri, duke falenderuar biznesin për ndihmën e dhënë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Silvio Pedrazzi theksoi rëndësinë e pozicionit të degës së re në një pikë strategjike veçanërisht për klientët e biznesit të vendosur me sipërmarrjet e tyre në autostradë por dhe në shërbim të individëve të shumtë që vizitojnë këtë qendër.

“Zhvillimi e përmirësimi i vazhdueshëm i hapësirave në funksion të një shërbimi gjithnjë e më cilësor e transparent është tregues i dëshirës për të ecur përpara në marrëdhëniet afatgjata me klientët tanë. Duke qenë një bankë e ekonomisë reale që ndjek në vijimësi ecurinë e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit përpiqemi të jemi gjithmonë prezentë në pozicionet më të favorshme për t’u ofruar klientëve tanë më të mirën e mundshme.” – u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button