Ekonomia

Panariti: Do të financojmë 20 milionë euro, për katër skema ujitëse në 21 840 ha tokë bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti mori pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të punimeve për rehabilitimin e digës Murriz- Thanë në Lushnje, projekt me një vlerë investimi prej 1.9 milion euro.

Duke e vlerësuar rehabilitimin e kësaj dige, si një nga objektet më të mëdha  me një volum faktik prej 55 milion m³ ujë, nga 65 milion m³ ujë që ka qënë volumi i projektuar dhe i ndërtuar në vitin 1962, kreu i Bujqësisë, u shpreh se, projekti dhe investimi i kryer ka konsistuar në përmirësimin dhe modernizimin e parametrave të sigurisë së digave në përputhje me standartet ndërkombëtare. Diga ka një gjatësi prej 3482 m dhe lartësia maksimale e mbushjes me ujë është 31 m.

foto2Ministri i Panariti tha se, me përfundimin e punimeve për rehabilitimin e digës së rezervuarit Murriz – Thanë ,këtë vit me nje financim prej 20 milione euro do të fillojë projekti  i zbatimit, për katër skemat ujitëse: Dega Krutje, dega Tërbuf, Dega e Divjakës dhe dega Kurjan ku do të rehabilitohen dhe shtohet rishtas sipërfaqja e ujitëshme prej 21 840 Ha.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujëravë (MBZHRAU) nëpërmjet projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes , financuar nga Banka Botërore, projekt i cili ka komponent kryesor rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së digavë dhe sistemeve të ujitjes në basenet Drini –Buna-Semani, deri tani ka bërë të mundur “ Rehabilitimin e  11 digave”, të rezervuarëve ujitës në Kukës ( Tregtan 2, Tregtan 3 dhe Vranisht), në Berat (Duhanas, Belesovë), në Fier ( Kurjan,Strumë dhe Zharrëz), në Korçë (Koshnicë, Leminot), në Lushnje ( Diga e rezervuarit Murriz –Thanë).

Vlera e punimeve të realizuara per rehabilitimin e 11 digave të rezervuarëve është 6.6 milion Euro. Punimet u realizuan në një afat kohor prej 12 muajsh sipas kontratës së nënshkruar.

Sipërfaqja që do të rehabilitohet nga Dega e Krutjes do të jetë 10 800 Ha nga kjo sipërfaqja që shtohet rishtas që nga viti 1997 është 3800 Ha . Sipërfaqja që do të rehabilitohet nga Dega e Tërbufit , do të jetë 4180 Ha dhe  për herë të parë me rrjedhje të lirë rehabilitohen 1700 Ha.

Sipërfaqja ujitese që do të rehabilitohet nga dega e Divjakës do jete 2130 Ha ndersa nga dega e Kurjanit do të rehabilitohet një sipërfaqe ujitëse prej 4730 Ha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button