Kronika

Burgu i Shënkollit, tentoi t’i jepte drogë të shoqit, arrestohet

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë gjatë periudhës janar-shtator 2015 kanë njohur rritje. Sipas INSTAT-it, vëllimi tregtar me Turqinë zë 6.5 % të totalit të të gjithë tregtisë. Në vlerë, shkëmbimet tregtare për këtë periudhë llogariten 37.231 milionë lekë, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë 1.162 milionë lekë më të larta.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 6.415 milionë lekë me një ulje prej 1.605 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, gjatë 9-mujorit të vitit 2014 eksportet arritën në 8.020 milionë lekë. Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2015 nga Turqia u importuan 30.816 milionë lekë mallra. Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2014 u importuan 28.049 milionë lekë mallra. Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button