Ekonomia

Të huajt, gati turet dimërore në Shqipëri për 2017-n

Agjencitë shqiptare, por edhe të huaja, kanë bërë gati tashmë paketat turistike për turizmin dimëror në Shqipëri, që me nisjen e vitit të ri 2017 e deri në muajin mars.

Janë paketa, që në fakt, e përfshijnë Shqipërinë si destinacion së bashku me Kosovën. Agjencia Sondor ka programuar ture 9-ditore qëndrimi që kushtojnë duke filluar nga 595 euro për person e që përfshijnë akomodimin në njësi me dy apo tre yje, drejtim me guidë, por edhe vizita në destinacione të ndryshme historike e kulturore.

Po kështu, edhe agjencitë gjermane e kanë parashikuar Shqipërinë për udhëtime me kosto të ulët në 2017-n. Tripvariator.de ka programuar ture për të gjithë muajin janar me një çmim duke filluar nga 220 euro për person, për 7 ditë ku përfshihen fluturime dhe akomodimi.

Britanikët gjithashtu nuk mbeten pas. Agjencia Responsible Travel ofron udhëtime në Alpet shqiptare, duke filluar nga muaji shkurt e deri në fund të marsit 2017 për një çmim prej 2,149 paund për 9 ditë qëndrimi, duke përfshirë fluturimin direkt. Exodus është një tjetër agjenci britanike që e ka përfshirë Shqipërinë në destinacionet e saj për 929 paund për 9 ditë qëndrimi, për turistë nga mosha 16 vjeç. Këto ture janë të programuara për ture në grup të përbërë nga 4 deri në 16 persona. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjeset, fluturimi nga Londra, por edhe transporti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button