Kronika

Tiranë, karburanti grabitet për herë të dytë brenda pak ditësh

Një pikë karburanti në kryeqytet u grabit mbrëmjen e së dielës për të dytën herë brenda pak ditësh.
Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës, ku  një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, rreth 25 vjeç, me anë të kërcënimit, i ka marrë 8 000 lekë dhe një celular tip “iPhone 6” punonjësit të karburantit, H. S., 34 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa dyshohet se autorët janë të njëjtët që kanë kryer edhe grabitjen e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button