Kosova

Konjufca: Seancën do ta bllokojmë edhe pas pushimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, theksoi sot edhe pas pushimit prej 30 minutave do të vazhdojnë me bllokimin e seancës.

Konjufca tha për KosovaPress se ftesën e Veselit e shohin si tentim për t’i bindur opozitën që të kthehet në seancë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Edhe pas këtij pushimi do ta bllokojmë seancën sepse kërkesa jonë është legjitime”, shtoi ai.
Konjufca u shpreh se pozita nuk mund të thirret në numrat që i ka, pasi ata numra nuk ia mundësojnë asaj të drejtën që ta copëtojnë Kosovën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button