Ekonomia

Transportet: Kolaudimi s’është monopol; u licencua kompania që plotësoi kriteret

Ministria e Transporteve hedh poshtë akuzat e shoqatës se industrisë ushqimore për kolaudimi e pajisjeve frigoriferike duke deklaruar se shërbimi nuk është monopol.

“Udhëzimi nuk ka kufizime për subjektet që duan ta kryejnë këtë aktivitet. Ishte subjekti i parë që u licencua sepse ishte i pari që paraqiti kërkesën dhe plotësoi kriteret”, shprehet Nikolin Berxhiku, drejtor i sigurisë së transportit rrugor.

Ministria thotë se tregu është i liberalizuar dhe po kështu edhe tarifat, për të cilat shoqata e industrisë ushqimore ankohet se janë abuzive

“Tarifat nuk kanë kontroll. Ato nuk janë të përcaktuar në këtë udhëzim. Ato duhet të përcaktohen nga tregu”, shprehet Nikolin Berxhiku.

Por një tjetër pikë e kundërshtuar nga bizneset ushqimore është shtrirja e këtij detyrimi edhe tek mjetet që kryejnë transport të brendshëm, kur marrëveshja e OKB detyron vetëm mjetet e transportit ndërkombëtar

“Kjo është një dispozitë që është gjykuar sepse transporti ndërkombëtar dhe ai iu brendshëm nuk mund ta përkufizosh në mënyrë të prerë edhe me transportin e brendshëm. Por është gjykuar sepse është një kërkesë e nevojshme dhe ministria e ka ushtruar këtë të drejtë për të mbrojtur konsumatorët”, thotë  drejtor i sigurisë së transportit rrugor.

Një ditë më parë shoqata e industrisë ushqimore i ka nisur një shkresë ministrit të ri të Transporteve, Sokol Dervishi dhe atij të Financave për të anuluar udhëzimin që ja transferon këtë shërbim tek privati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button