Kronika

E dhunonte e ëma, policia merr në mbrojtje 10-vjeçaren

Ka mjaftuar një denoncim që policia të marrë në mbrojtje një vajzë 10-vjeçare.

10-vjeçarja me inicialet G.T., banuese në qytetin e Korçës, sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, është marrë në mbrojtje, “pasi e ëma e saj, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj”.

“Dje (të dielën) është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur, e cila u mor në mbrojtje nga policia, pasi nëna e saj me inicialet Sh.T., 39 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, saktësuan burimet.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, por shtoi se po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button