Rajoni

TURQI – Opozita paralajmëron për rrezikun e propagandës zgjedhore ‘deepfake’

Blloku opozitar i Turqisë pretendon se kampi i presidentit Recep Tayyip Erdogan po komploton një luftë kibernetike duke përdorur video ose audio të falsifikuara “deepfake” të pretendentit kryesor të Erdoganit, Kemal Kılıçdaroğlu, një javë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit.

“Zyra e komunikimit e Erdoganit ka arritur një marrëveshje me hakerat përmes rrjetit të errët për të ndihmuar në diskreditimin e Kiliçdaroglu me regjistrime të rreme”, tha dje në mbrëmje ndihmësi i Kiliçdaroglu, Engin Özkoç.

“Ne e dimë se cilët janë këta njerëz”, tha Özkoç për KRT, duke argumentuar se hakerët ose ndërmjetësit e dyshuar janë të lidhur me AKP-në në pushtet të Erdoganit.

“Në përgjigje të një manipulimi të mundshëm, partia kryesore opozitare e Kılıçdaroğlu, CHP do të përdorë teknikën “anti-mashtrim” për të identifikuar burimet e rreme”, shtoi Özkoç.

Kılıçdaroğlu, i cili mund të jetë përpara në një garë të ngushtë me Erdoganin në sondazhet e fundit, tha se ai ishte në dijeni të një “pune të pistë” nga qeveria, duke iu referuar një skandali të supozuar që përfshin kompaninë britanike të konsulencës politike “Cambridge Analytica” për të ndërhyrë në votime.

Drejtori i komunikimit i Erdoganit, Fahrettin Altun hodhi poshtë pretendimet për organizimin e një lufte kibernetike duke i konsideruar ato si “shpifje”.

Duke u përballur me provën e tij më të ashpër të votimeve në 20 vjet, mes një krize ekonomike, Erdogan së fundmi ngriti akuza kundër opozitës, duke e etiketuar si anti-islame, anti-familjes dhe pro-LGBT deri në kryerjen e tradhtisë ose lidhjeve terroriste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button