Bota

Donald Trump i hap luftë gazetës New York Times, anulon takimin

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka anuluar një takim që vetë e kishte caktuar për sot me të përditshmen amerikane, New York Times.

Trump kishte kërkuar takim me shefat ekzekutivë të New York Times si dhe ishte pajtuar që të takohej me gazetarët dhe kolumnistët e saj.

Por, Trump ka shkruar në Twitter: “Kushtet dhe oraret (e takimit( u ndryshuan në minutën e fundit”.

Ai e ka quajtur “dështim” New York Times-in, një ofendim i para pëlqyer i Trumpit ky.

“Mbase një takim i ri do të caktohet me New York Times. Ndërkohë, ata vazhdojnë t’i mbulojnë ngjarjet e mia në mënyrë jo korrekte dhe me një ton të ndyrë”, shkruan ai.

trump-twitter1

Por prestigjiozja nga ana e saj ka reaguar duke thënë se ata kanë mësuar për shtyrjen e takimit vetëm nga tweet-et e Trump.

NYT shkruante sot se presidenti i ri ka konflikte të shumta interesi për shkak të bizneseve të tij të shumta nëpër botë.

Ky artikull, por edhe qëndrimi i NYT kundër Trump gjatë fushatës ka sjellë konfliktin më të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button