Kronika

Eksploziv makinës së gazetarit, zbardhet dëshmia e Papadhimitrit

Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.

Nga hetimet e para raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Njëkohësisht është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të gazetarit Florjan Papadhimitri, 34 vjeç, raporton Panorama.al.

Pas ngjarjes gazetari Papadhimitri është thirrur në Polici ku është pyetur. Burimet bëjnë të ditur për Panorama.al se ai ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë njeri dhe me shumë mundësi është ngatërruar objektivi.

“Nuk di të kem konflikte me dikë që të mendoj se mund të më ketë vënë eksplozivin. Me shumë gjasa e kanë ngatërruar objektivin. Unë kam prej vitit 2002 që ushtroj profesionin e gazetarit dhe nuk kam pasur debat apo konflikt me njeri. Ngjarja na ka shokuar të gjithëve, por nuk di kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Papadhimitri në Polici.

Florjan Papadhimitri është gazetar ekonomie dhe prej vitesh ka punuar në disa media si Shekulli, Alsat dhe Top Channel. Në periudhën 2009-2013 ai ka qenë zëdhënës i ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button